LAJME

Gashi: Jam ekstra i zhgënjyer me lejen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, është shprehur i pakënaqur lidhur me lejen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të lëshuar nga Komuna e Prishtinës, shkruan GazetaDemos.
Përmes një postimi në Facebook ai thotë se është zhgënjyer nga ky vendim, derisa ka renditur edhe arsyet pse.

“Ndërtimi i xhamisë së re kudo në qendër të Prishtinës, për pa rrëzuar paraprakisht diçka të vjetër, është me pasoja të shumfishta. Në parim, jam kundër rrënimit të objekteve të vjetra, por meqenëse e nisi Milošević-i me Kishën, duke uzurpuar hapësirën universitare dhe e vazhdoi Rugova me Katedralen, duke e shkatërruar ndërtesën e vjetër të gjimnazit, duhet ta mbyllim këtë çështje”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ja postimi i plotë:

“Jam ekstra-ultra-super i zhgënjyer me lejen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë në oborrin e PTK-së për një mori arsyesh, e këtu po i rendis disa shpejt e shpejt:

– zhduken hapësirat e gjelbëruara në oborrin e PTK-së, që edhe ashtu janë të pakta në Prishtinë;
– ngulfatet edhe më shumë hapësira përreth, edhe ashtu fort e ngulfatur;