Numri i femrave në Maqedoni po rritet dhe në kurriz të kësaj numri i meshkujve po zvogëlohet. Rezultatet e regjistrimit të fundit tregojnë se në vend jetojnë shumë më tepër gra. Nëse kësaj i shtojmë se një pjesë e mirë e meshkujve shkojnë çdo ditë për të punuar jashtë vendit, atëherë lind problemi i tepricës së femrave.
Enti Shtetëror i Statistikave ka shpallur sot rezultatet e para zyrtare të regjistrimit, raporton TV21. Janë regjistruar gjithsej 2.097.319 qytetarë dhe kanë qenë 1.836.713 banorë, prej të cilëve 50.4% janë femra, ndërsa 49.6% janë meshkuj.