LAJME

Haradinaj përmendi mocionin ndaj Kurtit/Analisti e zbulon “sikletin” e kreut të AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk po arrin asesi të gjej “paqe” që nga koha që kreu i LVV-së është kryeministër i vendit.

Haradinaj vazhdimisht me deklaratat e tij po mundohet të tërheq vëmendjen e opinonit publik por që të kryeministrit Kurti, asesi.

Ai së fundmi u shpreh që do të përkrahte një mocion të mundshëm për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke e akuzuar se vendi po braktiset nga të rinjtë, pasi nuk po ofron shpresë.

Në lidhje me këtë analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot”, thotë që tashmë deklaratat e Haradinajt nuk mund të merren serioze, pasi vazhdimisht kemi të bëjmë me deklarata të paqëndrueshme.