LAJME

Ishte shpallur e zhdukur prej tre vitesh, gjendet 6-vjeçarja

Një vajzë e vogël nga New Yorku, e cila ishte raportuar e zhdukur që prej korrikut të vitit 2019, është gjendur pas tre vitesh.

Paislee Shultis, 6 vjeçe, u gjet në një shtëpi në qytetin Saugerties, në një bodrum pranë shkallëve, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ishte mbajtur e fshehur nga vetë prindërit. Duke qenë se humbën kujdestarinë e vajzës, tre vite më parë, ata vendosën ta mbanin të fshehur.