Ata shpëtuan nga shiu i rrëmbyeshëm. Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme njëri ka filmuar ngjarjen e shpëtimit. Dy të rinjë nga Tetova sot janë nisur në Kodrën e Dillit dhe rrugës për në Leshnicë i kap shiu i rrëmbyeshëm, por fatëmirisisht ata shpëtojnë dhe arrijnë të zbresin në qytet. G.S për TetovSot thotë se nuk ua kishte marrë mendja se do të ketë kaq shumë shi, andaj edhe sot kishin planifikuar për një shëtitje në malet e Sharrit.
“Nuk menduam se do të ketë kaq shumë shi, ne u nism në mëngjes dhe rrugës për në Leshnicë na kaploi shiu i rrëmbyshëm. Ashtu siç shihet në video ku ka filmuar shoku im ne shpëtuam duke u afruar afër bregut me gurrë”.
Ndryshe shiu në Tetovë ka bërë shumë dëme nga bllokimi i rrugëve ku janë prishur edhe shumë makina, së fundmi për TS thonë se shiu ka depërtuar edhe në disa podrume ku ka prishur pjesët elektrike./TS/
https://fb.watch/dkjPc33lZX/?fs=e&s=cl