LAJME

Jepet lajmi i shumëpritur: A do të përdorë Rusia armë bërthamore?

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov. I pyetur për këtë çështje në një intervistë me kanalin televiziv India Today, Lavrov tha se do të përdoren “vetëm armët konvencionale”.

Në fillim të Iuftës, Vladimir Putin urdhëroi që forcat bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë dhe një numër figurash të qeverisë ruse kanë sinjalizuar se vendi do të ishte i gatshëm t’i përdorte armët bërthamore në rrethana të caktuara.

Lavrov thotë gjithashtu se me ofensivën ruse të fokusuar tani në lindje të Ukrainës, lufta po hyn në një fazë të re, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme nga ushtria ukrainase.