LAJME

“Ka rënë pa vetëdije në fushë”, futbollisti shqiptar ndërroi jetë gjatë ndeshjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollisti që ndërroi jetë sot është Erion Kajtazi, lojtarë i Kombëtares së Kosovës U-17 dhe lojtar i FC Trepça ’89. FFK njoftoi se ai në momentin që ndërroi jetë, ishte duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës.

Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vde;kjen e parakohshme të Erionit”, shkruan FFK.