“Kam dashur të dal para trenit”, Milaim Zeka tregon momentin e vështirë kur mendoi vetëvr*asjen
Gazetari dhe analisti njohur Milaim Zeka në një intervistë për News24 me moderatoren Çenkuela Hasa. Ndër të tjera ai rrëfeu një moment të vështirë në jetën e tij ku kishte menduar t’i jepte fund jetës.
“Unë e kam patur mik të shpirtit Bekim Femiun, ai ka bërë vetëvr. asje për shkak të një operacioni të dështuar që i shkaktoi paralizë në gjysmën e trupit. Unë vetë kur jam arratisur si i ri nga ish Jugosllavia dhe kam kaluar nëpër Austri ishte temperatura -30° dhe ngaqë kam përjetuar një të ftohtë dhe humba në malet e Austrisë vetë kam menduar te vetëvrasja, kam dashur të dalë para trenit”- tregoi Milaimi për ‘FitStation’. /Ballkan web