LAJME

Ky ështe shqiptari që u fut në flakë për ta shpëtuar një serbe

“Isha e vdekur dhe më rikthyen në jetë”, përmbledh Ivana ngjarjen e së dielës së 24 prillit në Zvicër, kur shtëpia e një gruaje mori flakë për një arsye ende të paqartë. Atë e shpëtoi një djalë kosovar.

Ivana kaloi katër ditë në spital para se të kthehej në shtëpi. Një përfundim i lumtur i mundësuar nga guximi i Mexhidit, i cili kaloi rastësisht.

“Dikush po bërtiste në një ballkon. Tymi po vinte nga dritaret e poshtme. Hyra aty, por kishte aq tym, sa nuk mund ta gjeja askënd. Dola jashtë të merrja frymë dhe hyra prapë. Aty munda ta tërhiqja Ivanën deri të dritarja, por s’mund ta nxirrja jashtë. Një fqinj ma dha një leckë të lagur, hyra prapë se mendoja se ishte një fëmijë brenda. Nuk ishte. Më pas, zjarrfikësit arritën”, ka rrëfyer kosovari për mediumin zviceran 20min.ch

Ky medium këtë ngjarje e ka përshkruar si një histori edhe më të bukur pasi Ivana është me origjinë serbe dhe Mexhidi është kosovar, popuj që kanë qenë në lufte.

“Dy protagonistët janë larg kësaj armiqësie”.

“U hodh në zjarr kur të tjerë e të tjerët do të mendonin për vetën”, lavdëron Ivana, e cila buzëqesh me rastin që ka bërë që “një kosovar të shpëtojë një serb në mbrëmjen e Pashkëve Ortodokse dhe në mes të Ramazanit”.

26-vjeçari, i cili po ashtu është shtruar në spital, sigurisht që nuk kishte dijeni për origjinën e Ivanës. “Po ta dija, nuk do të kishte ndryshuar asgjë, nuk e mendoja. Kishte një jetë për të shpëtuar, serb apo shqiptar, nuk ka rëndësi”, tha ai./21Media