Efekti i parë i një vendimmarrjeje europiane
Çmimet e naftës u rritën të enjten pas propozimit të Komisionit Evropian për të ndaluar importin e naftës ruse deri në fund të vitit, megjithëse rritja e rezervave të naftës së papërpunuar amerikane kufizoi rritjen më shumë se sa pritej, raporton AA.
Çmimi ndërkombëtar i referencës për naftën bruto Brent ishte 111,16 dollarë për fuçi, pas një rritjeje prej 0,92 për qind pas mbylljes së seancës së mëparshme kur çmimi ishte 110,14 dollarë për fuçi.
Standardi i SHBA-së West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 108,47 dollarë për fuçi, pasi u rrit me 0,61 për qind, pasi arriti në 107,81 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme.
Komisioni Evropian ka propozuar “një ndalim total të importeve të naftës ruse, të papërpunuara dhe të rafinuara”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një seance plenare të Parlamentit Evropian.
Pas miratimit të tij, ndalimi i naftës së papërpunuar do të hyjë në fuqi gjashtë muaj më vonë dhe ndalimi i produkteve të naftës së rafinuar deri në fund të vitit.
Ndërkohë, një rritje në stoqet komerciale të naftës së papërpunuar në SHBA javën e kaluar mbajti çmimet në rritje, duke ngritur shqetësime për kërkesën.