Kuzhinieri Indrit Çela është sulmuar mbrëmjen e kaluar në Urën e Gjolës nga dy vëllezër, një prej të cilëve ka përfunduar në prangat e policisë ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për Ernest dhe Donald Luka, të cilët dyshohet se kanë pasur konflikte të mëparshme me kuzhinierin Çela.
Kjo ka bërë që dy vëllezërit Luka, përkatësisht 24 dhe 27 vjeç t’i presin rrugën me makinë kuzhinierit.
Më pas ata e kanë rrahur me leva hekuri kuzhinierin Indrit Çela i cili ka pësuar dëmtime të shumta në trup. Por në polici mbrëmjen e kaluar kuzhinieri tha se gjithçka ndodhi për motive të dobëta.


