Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, gjatë adresimeve të tyre në Kuvend para deputetëve, nuk e kanë zënë fare me gojë ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe as ish-presidentin Fatmir Sejdiu.
Lidhur me këtë në një intervistë për Kanal 10 ka folur ish-kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili thotë se në ditë të tilla duhet t’iu njihet kontributi të gjithëve, përfshirë edhe Thaçin që kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Ish-kryeministri Mustafa ka deklaruar se askush s’mund ta shlyejë atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe se të gjithëve duhet t’iu njihet kontributi.
Por unë mendoj se duhet të kemi kujdes në raste të tilla, duhet të vlerësojmë punën e cdo njërit. Çështje të tjera janë situatat me të cilat po ballafaqohen tani edhe ish-presidenti i vendit, në fakt dy kryetarët z. Krasniqi dhe z. Veseli. Kjo është situatë tjetër. Kjo që është sot nuk mund ta fshijë atë që ka qenë dje, as kontributin e tyre në luftë. Gjykata do ta bën punën e vet, por ne duhet vlerësojmë veprat dhe kontributin e çdo njërit”, ka thënë Mustafa tutje i pyetur nëse presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, qëllimshëm nuk e përmendën Thaçin në fjalimet e tyre.