LAJME

Ndërron jetë ushtari shqiptarë i ARM-së (FOTO)

Sabit Ajeti, ushtar profesionist në armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë dje në shtëpinë e tij në fshatin Vojinovic. “Vde*kja e tij ka ardhur nga inf*arkti.

Ndihma e shpejtë erdhi menjeherë, por nuk mundi të bëj asgje, pasi kaq e kishte pasur jetën”, deklaroi i mërzitur kusheriri i tij, Jahi Ajeti.

Sabit Ajeti ka lindur me 6 shkurt të vitit 1986. Për 15 vite ka shërbyer si ushtar profesionist në kazermën “Ilinden” në Shkup. Sabiti nuk ka qenë i martuar, ndërsa të dy prindërit i ka të gjallë.

Sabiti ka qenë një djal i urtë, i qetë dhe i dashur për të gjithë. I tillë shkoi në edhe në botën tjetër.

Varr*imi i Sabit Ajetit do të bëhet sot në va*rrezat e fshatit Vojinovic pas namazit të Ikindisë. /Open-TV/