“Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll – dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur”, kjo ishte thirrja e Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, e cila ka krijuar panik tek qytetarët.
Por çfarë po ndodh në Turqi? Zhvillim i papritur! Izraeli u ka bërë thirrje shtetasve të tij që të kthehen në shtëpi sa më shpejt nëse ndodhen në Stamboll.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se një “përpjekje e madhe” nga forcat izraelite të sigurisë kishte shpëtuar “jetë izraelite në javët e fundit” dhe falënderoi Qeverinë turke për kontributin e saj.
Ai nuk dha detaje të tjera.
Një zyrtar izraelit i sigurisë i tha Reuters se Turqia kishte arrestuar disa të dyshuar të Gardës Revolucionare Islamike në Iran.