Në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit të ri që po vjen, do të ketë një ndryshim të madh të motit në vend por edhe në mbarë Ballkanin. Është një sistem i fuqishëm ciklonik që do të ketë qendër diku mbi Itali, por edhe mbi detin Adriatik dhe do të sjellë kushte për reshje intensive në shumë vende të rajonit. Sidomos në bregdetin e Adriatikut do të ketë stuhi lokale, të përcjella me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, ndaj për këtë qytetarët që ndodhen në bregdetin e Adriatikut, sidomos nga e enjtja e në vazhdim të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm.
“Për shkak të zbritjes së ajrit shumë më të ftohtë nga veriu, në fillim të muajit prill në shumë vende të rajonit do të jetë me borë dhe priten reshje intensive bore. Priten shumë borë, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, pjesë të Serbisë dhe Malit të Zi. Fillimisht do të fryjë erë e fortë deri e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa më pas era do të ndryshojë drejtimin në veri”, tha Poposki.
Në vend ky ciklon nga e enjtja dhe gjatë fundjavës do të sjellë reshje më intensive dhe erë më të fortë nga jugu dhe jugperëndimi. Në vendet më të larta malore do të ketë reshje bore. Do të jetë lokale dhe e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe kushte lokale për breshër. Mirëpo, pavarësisht kësaj, këtë javë temperaturat në vendin tonë mbeten pranverore dhe nuk do të ndryshojnë shumë.