“Topi i Krishna” ose “Vaanirai Kal” (Guri i Zotit të Qiellit), siç njihet tek vendorët, qëndron në një pozitë 45 shkallë në Mahabalipuram për rreth 2 mijë vjet. Guri i madh e sfidon gravitetin, i cili duket sikur çdo moment mund të rrokulliset poshtë.Madje, të gjitha përpjekjet për ta rrotulluar atë poshtë kanë dështuar.
Gjeologët thonë se është e pamundur që guri të ketë marrë këtë formë kaq jonormale nga natyra. Vendorët atje kanë një tjetër histori. Ata thonë se Zoti Krishna shpesh vidhte gjalpë nga kavanozi i nënës së tij, dhe ky gur i atribuohet masës së gjalpit që ai mori nga kavanozi. Të gjitha përpjekjet për ta lëvizur gurin misterioz kanë dështuar.