Njihuni me qytetin më të ftohtë në botë/ Temperatura arrin deri në -67°C, bora deri në 10 metra (PAMJET)
Në temperatura minus 5 °C, i ftohti duket i përballueshëm nëse vishesh… në temperatura -20°C lagështia në hundët e njeriut fillon të ngrijë dhe bëhet e vështirë që të mos kollitesh. Kur termometri shkon në minus 35°C, ajri është aq i ftohtë saqë mund të mpijë pjesë të ekspozuara të lëkurës, duke e bërë qëndrimin në ambient të hapur, të rrezikshëm. Por në temperaturën minus 45°C, edhe vendosja e syzeve mbrojtëse është problematike, pasi ato mund të të ngjisin në fytyrë e të bëhen ‘njësh’ me lëkurën.
Ka një zonë të banuar në planet, e cila përballet në mënyrë konstante me këto lloje të ftohtish. Fotot e mëposhtme i përkasin zonës së Yakutsk, vendi i banuar më i ftohtë në botë. Qyteza ndodhet në Siberi (Rusi). Në pjesë të ndryshme, trashësia e dëborës i kalon 10 metra, ndërsa banorët konsiderojnë si “kohë të ngrohtë” rastet kur në dimër temperaturat qëndrojnë në minus 25 °C.
Në fakt në këtë zonë është regjistruar dhe temperatura më e ulët (në një zonë të banuar), konkretisht në Oymyakon, ku termometri ra në minus 67.7 °C.






