Para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës.
Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për Gazetën Sinjali se si e panë gruan teksa tërheqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën.
Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ta kap të dyshuarin.
Tutje sipas dëshmitarëve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë.