Një tjetër tërmet ka goditur mëngjesin e sotëm Bosnjën dhe Hercegovinën, këtë herë në kantonin Zenicë-Doboj.
Fuqia e tërmetit ishte 3.5 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Zepce në një thellësi prej pesë kilometrash,ku ka ndodhur rreth orës 11:40.
Tërmeti është ndjerë në Zenica, Maglaj, Zavidovi dhe zonat përreth.
Qytetarët thonë se ka qenë si bubullimë dhe se ka zgjatur pak, por ka pasur edhe lëkundje të fortë.