LAJME

Tradhtarja e fshatit: Momenti kur forcat speciale ukrainase kapin gruan e dyshuar për tradhti (VIDEO)

Ky është momenti dramatik kur forcat special të Ukrainës rrethuan një grua ukrainase që akuzohet për tradhti ndaj mbrojtësve heroikë të vendit të saj, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.

The Sun iu bashkua ekipës elitare të forcave Alfa dhe agjentëve të inteligjencës sekrete për kapjen e një liderë të fshtatit e akuzuar për tradhti të lartë.

Njësiti shkoi drejt fshatit Kutuzivka në provincën rurale të Khrakiv me një veturë civile pasi çlirimit të fshatit nga forcat e armatosura ukrainase.

Aksioni ishte pjesë e një ndjekje mbarë kombëtare ndaj atyre që akuzohen se kanë ndihmuar pushtuesit rusë.

Nadiya Antonova, sekretare e këshillit lokal, u akuzua se ka bërë publike emrat e ushtarëve, policëve dhe specialistëve kundër-terroristë të cilët kanë përbërë boshtin e rezistencës lokale.

Zyrtarja u gjetë e frikësuar në bazamentin e një ndërtesë qeveritare të bombarduar kur trupat Alfa saktësuan pozicionin e saj në zonën në periferi të Kievit.

Ajo po akuzohet se ka detyruar banorët që të vendosin në kraharor shirit në përkrahje të forcave ruse. Trupat ruse kanë të vendosur armbandë të bardhë dhe ngjyrë portokalli, teksa ato ukrainase të verdhë, të gjelbër dhe të kaltër.

Guvernatori i Kharkiv, Oleh Syniegubov, tha: “Sipas hetimeve, Nadiya Antonova ka bashkëpunuar me pushtuesit në fshatin Kutuzivka. Ajo ka bashkëpunuar me kryesinë e ushtrisë ruse nëpërmjet shenjës telefonike ‘Knight’”.

Këtu mund ta shikoni videon/Periskopi/