MAGAZINA

Tre mënyra për shkatërrimin e një populli, kulturës dhe traditës së tyre

Dr. Mustafa Mahmud në librin e tij “Kiraetul-mustakbel”, veç tjerash e potencon deklaratën e një orientalisti e cila thotë: “Nëse dëshironi ta shkatërroni një popull dhe kulturën dhe traditën e tyre, ekzistojnë tre mënyra: shkatërroni familjen, shkatërroni arsimin dhe minoni autoritetin dhe modelet që duhet ndjekur.

Për shkatërrimin e familjes, gruan duhet larguar sa më tepër nga roli i saj primar, të qenët nënë.

Për shkatërrimin e arsimit, nënvlerësoni rolin e mësuesve dhe zvogëloni rëndësinë e tyre në shoqëri,  ashtu që shumë pak do të jenë të çmuar nga nxënësit e tyre.

Për shkatërrimin e autoritetit dhe shembujve për t’u ndjekur, nënvlerësoni dhe komprometoni dijetarët (ulematë), ashtu që njerëzit nuk do t’i dëgjojnë dhe ndjekin.

Kështu që, pa nënë të ndërgjegjshme dhe kujdesshme, pa mësues/e të sinqertë,  dhe nëse nënvlerësohet autoriteti I dijetarëve, kush do t’i edukojë gjeneratat e reja me vlera dhe parime të vërteta?!

Përktheu: Lutfi Muaremi