Lu*fta që po zhvillohet ditëve të fundit mes Ukrainës dhe Rusisë ka shënuar shumë dëme materiale por edhe humbje të jetëve të njerzve. Ajo që ngriti më shumë polemika në opinion ishte edhe përkrahja që njësia autonome në kuadër të Federatës Ruse, Çeçenia e udhëhequr nga Kadirov një njeri besnik ndaj regjimit të Putinit.
Monitor.mk u mundua që të kontakton disa hoxhallarë për të pyetur se si e vlersojnë kyçjen e një formacioni me ushtarë musliman në luf*tën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe a konsiderohen shehid ushtarët çeçen, por ata u përmbajtën në komentimin e tyre.
Vetëm njëri prej hoxhallarëve pranoi të jep mendimin e tij, po për hir të komenteve nga publiku luti redaksinë që mos të publikohet emri.
“Luf*ta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka të bën asgjë me xhihad. Po duket qartazi se Rusia po pushton Ukrainën, kjo ska të bën asgjë me islamin. Kjo është luf*të vrastare me popujve të një feje që ska të bën me islamin. Në aspekt fetar në asnjë moment kjo luf*të nuk duhet të trajtohet si diçka që ndihmon islamin dhe asnjë ushtar i vrar nuk mund të merr epitetin e shehidit, por Allahu e di më mirë”- u shpreh imami i një xhamie i cili luti që mos ti publikohet emri.

