LAJME

Vjen reagimi i Gold Ag për vdekjen e Kastriot Myftarajt, ja çfarë i thotë

Sot, ka vdekur gazetari dhe analisti shqiptar Kastriot Myftaraj.

Vdekja e gazetarit ka pasuar me komente të shumta e kjo shkak i pikëpamjeve të tij kontroverse mbi fenë islame, shkruan lajmi.net.

E lidhur me këtë rast hoxha, Ahmed Kalaja me anë të një postimi në Facebook porositi ndjekësit që të mos shprehin ngushëllime për vdekjen e Myftarajt.

Në postimin e hoxhës pati komente të shumta e njëri nga komentuesit ishte edhe rep-artisti Gold Ag.

“Shyqyr që nuk e paska lënë për nesër habib, se soji i tij do të kishte menduar që ishte i mirë pasi iku (vdiq) në xhuma”, shkroi ai.

Komenti i Arianit i cili njihet si praktikues i fesë islame u prit me pëlqime të shumta nga ndjekësit.   /Lajmi.net/