Falet gjaku / Pajtohen dy familje të mëdha shqiptare nga Shkupi e Kumanova

Posted by

Pajtohen familja Masllani nga Breza dhe familja Osmani nga Stançiqi

Dy familje nga rajoni i Shkupit dhe Kumanovës i kanë falur gjakun njëra-tjetrës dhe sot e kanë arritur pajtimin mes tyre. Bëhet fjalë për famikjen Masllani nga Breza e që jetojnë në Haraçinë dhe familjen Osmani nga fshati Stançiç e që jetojnë në Opajë të Kumanovës.

“Dy familjet ia shtrinë dorën e pajtesës njëri-tjetrit sot më datë 10 Shkurt 2023. Dy familjet 13 vite ishin në ngatërresë të madhe, pasi ndodhën disa incidente mes tyre ku kishte të plagosur dhe të vrarë. Pas iniciativave të shumta të cilët janë munduar që t’i pajtojnë këto dy familje, sot ishte nderi i madh i këshillit të pajtimit, të cilët morën besën e faljes”, thonë për Klan Macedonia nga Këshilli i Pajtimit.

Në krye të këtij këshilli që sot arriti të pajtojë dy familjet kanë qenë Selajdin Shahini nga Sllupçani, baba i dëshmorit Abdulmexhid Shahini, ish komandanti i UÇK-së, Xhezmi Sulejmani nga Majanca, biznesmeni Izair Murtezi nga Shkupi, mjeku Zekerija Shahini dhe imami i njohur Ferid Selimi.