Fitoi 8.6 milionë £ në llotarinë gjermane, 41-vjeçari kërkon një grua për të ndarë pasurinë

Posted by

Një burrë që ka fituar 8.6 milionë paund në llotari është në kërkim të një gruaje për t’i shpenzuar ato.

Kursat Yildirim, nga Dortmundi, Gjermani, fitoi 9,927,511,60 € (8,654,159 £) më 24 shtator. Ai la menjëherë punën e tij në një fabrikë çeliku dhe nisi të harxhonte paratë e fituara. Si fillim ai bleu një Ferrari 448 Pista 392,000 £, si dhe një Porsche Turbo S Cabriolet për 218,000 £. Ai gjithashtu bleu një orë luksoze por sërish nuk është i përmbushur.

41-vjeçari i ka të gjitha gjërat materiale por është në kërkim të dikujt me të cilën mund të shpenzojë paratë. Unë jam akoma beqar. Femra që po kërkoj mund të jetë bjonde ose brune, nuk më intereson. Dua vetëm të bie në dashuri, kërkoj një grua që i pëlqen të udhëtojë dhe është gati të krijojë një familje me mua. Kam nevojë për një grua të cilës mund t’i besoj, pavarësisht se çfarë ndodh.

Ai do të jetë i kujdesshëm ndaj grave që do e kontaktojnë për lidhjen pasi e di që shumë duan vetëm paratë. Unë mund të kujdesem shumë mirë për veten. Kam marrë masa paraprake. Paratë janë në duar të sigurta. Papritur të gjithë bëhen miq me ty.

Njerëz me të cilët nuk kam dëgjuar prej kohësh po telefonojnë për të kërkuar para menjëherë. Gjëja më e mirë për momentin është se mund të bëj shumë njerëz të lumtur.

Unë u kam transferuar menjëherë para prindërve dhe vëllezërve të mi. Do të doja të shkoja në Afrikë për të gërmuar puse dhe për t’u dhënë dhurata fëmijëve atje.