Historia e dhimbshme e 22 vjeçares shqiptare që humbi jetën, ja çfarë i ndodhi pak minuta para aksidentit
Historia e dhimbshme e 22 vjeçares nga Vushtrria që humbi jetën, ja çfarë i kishte ndodhur pak minuta para aksidentit.
Florentina Behrami që ndërroi jetë sot, ishte aksidentuar para një jave, pak minuta pasi që kishte nënshkruar kontratë pune në një bankë.
Familjarët e Florentinës kanë treguar se ajo ishte në gjendje kome prej 22 dhjetorit, pasi që ishte goditur nga një veturë në Çagllavicë.
Ajo është aksidentuar pasi ka nënshkruar kontratën e punës në “Teb Bank” kanë treguar familjarët.
E njëjta pasi ka dalë nga banka është goditur nga një automjet me shpejtësi të lartë.
.Ajo është aksidentuar rreth orës 11:00 të datës 22 dhejtor, kurse ka vdekur sot rreth orës 13:10.Florentina kishte lindur më 24 mars të vitit 2000.



