Hypi për të bërë Tik tok video. Ja si humbi jetën vajza nga Shkupi

Posted by

Prokuroria Themelore në Shkup njofton se një vajzë 14 vjeçare mbrëmë ka humbur jetën në lagjen “Ilinden” të Shkupit si pasojë e një goditjeje elektrike pasi ajo me dy fëmijë të tjerë po luanin rreth vagonëve të parkuar, në një moment ajo ishte ngjitur në një nga vagonët dhe kishte prekur telat e tensionit të lartë.

Tv Telma duke u thirrë në burime jozyrtare ka raportuar se në momentin e tragjedisë, vajza ka qenë duke bë video për “Tik Tok” bashkë me dy shoqe të saj.

Trupi i vajzës së ndjerë është dërguar për obduksion ndërsa po intervistohen dy të miturit të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Nga Njësiti i Zjarrfikësve në ndërkohë njoftuan se rreth orës 21:00 deri te ata kishte mbërritur telefonatë se në stacionin hekurudhor në lagjen “Ilinden” një cisternë e kishte kapluar flaka.