LAJME

Prekëse: Vogëlushin e kishte zënë gjumi nën gërmadha, ekipi i shpëtuesve i thonë “mirëmëngjes” (VIDEO)

Mediat në Turqi kanë publikuar një video që tregon momentin kur ekipet e shpëtimit i kanë dhënë ndihmë një fëmije të bllokuar nën gërmadha.

Sipas asaj që raportojnë mediat, në momentet që u arrit nga ekipet e shpëtimit, fëmija pyeti i habitur se ç’po ndodhte, gjë që shkaktoi edhe të qeshura mes personave të angazhuar në operacionin e shpëtimit. “Mirëmëngjes”, i thanë ata vogëlushit. Fëmijën e kishte zënë gjumi nga rraskapitja. Pasi u nxor nga gërmadhat, vogëlushi u dërgua në spital për kujdes shëndetësor. Ndiqeni VIDEON

https://m.youtube.com/watch?feature=emb_title&source_ve_path=MjM4NTE&v=6xu633wVDMw&embeds_euri=http://m.facebook.com&mibextid=q5o4bk