Storie suksesi/ Shqiptari bëhet oficer në policinë gjermane, ja kush është

Posted by

Sukseset e shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në mërgim nuk kanë të ndalur. Ata po korrin suksese e po kanë arritje të larta në fusha të ndryshme shoqërore në shoqëritë ku po jetojnë.

Ardian (Isa) Imeri, është një nga ata. I riu me prejardhje nga Suhodolli e i cili jeton në Gjermani, ka bërë që qyteti i tij të krenohet me to.

Ai prej dje është zyrtarisht oficer i diplomuar në policinë gjermane.

Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Kiel mund të hasin në policin nga Mitrovica, Ardianin, kurdoherë gjatë shetitjeve në qytet.