Tifozi i Kombëtares shqiptare, Ismail Morina i njohur ndryshe si Ballisti, ka vizituar së fundmi pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri.
Ballisti ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram me një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinje, shkruan lajmi.net.
“Pika 31, Jarinje, Albanik, Mitrovicë, Kosovë, Shqipëri. Gjithmonë me djemt tanë” – ka shkruar në përshkrimin e fotografisë tifozi i mirënjohur shqiptar.
Ismail Morina ishte autori i lëshimit të dronit para nëntë viteve në mes të Beogradit në ndeshjen e asaj kohe mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndeshja e cila u ndërpre pasi huliganët dhe nacionalistët serbë “pushtuan” fushën dhe sulmuan lojtarët shqiptarë.
Vizita e Ballistit në veri ka “çmendur” mediat serbe të cilat e kanë cilësuar si provokim ndaj serbëve vizitën e Morinës.
“Lëshoi dronin e Shqipërisë së Madhe në Beograd, tani po provokon serbët në veri të Kosovës me një shef policie të armatosur” – thuhet në titullin e artikullit të Telegraf.rs, transmeton lajmi.net.