LAJME Uncategorized

Anketë e re / Ja kush i fiton zgjedhjet nesër në Maqedoni

Sipas anketës së Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikime (CRPC) bërë në bashkëpunim me Shoqatën për Gazetari, Informim, Komunikim dhe shërbimet e marketingut “Zëri i së vërtetës”, të kryera me telefon në periudhën nga 8 deri 13 prill, besimin më të madh te qytetarët e ka opozita VMRO-DPMNE. Për të do të votonin 22.8 për qind e të anketuarve, ndërsa 16.3 përqind do të votonin për partinë në pushtet LSDM.

Por ajo që bie në sy është simpatia më e madhe e pjesës shqiptare për koalicionin VLEN i cili mbështetet nga 7.7 për qind e të anketuarve që kanë thënë se do të votonin për ta.

Për “Frontin Europian” do të votonin 6.9 për qind e të anketuarve.

3.9 e të anketuarve do të votonin për Të Majtën, 3.2 për qind e të anketuarve do të votonin për ZNAM…

Përkthyer në mandate deputetësh sipas agjencisë për hulumtimin e mendimit publik, VMRO do të fitojë 48 deputetë, LSDM 32 deputetë, VLEN 16 deputetë, Fronti Evropian 14 deputetë. ZNAM dhe E Majta nga 5 deputetë.

Rreth 17.6 për qind janë përgjigjur se nuk do të votojnë për askënd, dhe 21.6 për qind nuk kanë dhënë asnjë
përgjigje.

Anketa u krye me 1210 të anketuar të përzgjedhur sipas metodës së rastësishme. Hulumtimi është bërë në nivel të gjithë Maqedonisë dhe janë respektuar dallimet etnike, numri i votuesve dhe shpërndarja gjeografike.

Marzhi i gabimit të këtij sondazhi është plus ose minus 3 për qind.