LAJME

Lajm i mirë: Kjo bankë i ka paguar më herët pensionet!

HALK BANK ka paguar pensionet më 27 shtator 2024. Kujtojmë se pensionet për muajin shtator janë rritur për 2.500 denarë në mënyrë lineare.

– Të nderuar pensionistë

Konsumatorë të Halkbank AD Shkup, ju njoftojmë se pagesa e pensioneve në llogaritë tuaja pagesore do të bëhet sot me datë 27.09.2024 dhe mjetet do të jenë të disponueshme për ju në të gjitha degët e Halkbank AD Skopje, përmes ATM-ve dhe POS terminaleve te tregtarët, përmes përdorimit të bankingut elektronik dhe celular.

Pagesa mund të bëhet edhe në sportelet në njësitë postare të Postës së Maqedonisë së Veriut vetëm për klientët që kanë dhënë pëlqimin për pagesë me postë.

Halkbank AD Skopje, thuhet në postimin e HALK BANK në rrjetet sociale.