LAJME

LAJM I MIRË në fund të Tetorit/ Ulet çmimi i naftës

Lajme të mira vijnë nga bursa ndërkombëtare pasi bie çmimi i karburanteve në fund të tetorit.

Këtë të hënë çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë rënë më shumë se 3 Dollarë për fuçi. Nafta në bursën amerikane ra me 15 Dollarë ose 4,4% duke arritur 68,63 Dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta ra me 3,13 Dollarë ose 4,1%, duke arritur në 72,92 Dollarë për fuçi.

Ekspertët kanë bërë të ditur se tregu do të vijojë të vëzhgohet nga afër nëse Irani nuk do të sulmojë në javët e ardhshme, gjë që mund të shohë rritjen e çmimit të naftës.

Çmimet e ulura në bursa kanë nisur të reflektohen edhe në tregun vendas. Aktualisht në Shqipëri, 1 litër naftë po tregtohet rreth 175 Lekë, kurse benzina 170 Lekë.