Lajme të mira/ Shqipëria me biletat më të lira në botë

Posted by

Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ka pasur kaq shumë pasagjerë javët e fundit, saqë po punohet për zgjerimin e strukturave.

Por gjithë ky fluks nuk është rastësi. Në pjesën e parë të vitit 2024, rezulton të jetë aeroporti me rritjen më të shpejtë të fluksit në Evropë, me mbi 200% krahasuar me vitin 2019, sipas Aci Europe.

Bumi i turistëve bëri që të hapen disa linja ajrore. Por arsyeja kryesore qëndron në konkurrencën mes “Ryanair” dhe “Wizz Air” me tarifa aq të ulëta saqë e bëjnë Shqipërinë vendin me biletat më të lira ajrore në botë.

Fluturimet drejt dhe nga Shqipëria janë në duart e dy kompanive evropiane ultra low cost: Wizz Air ka nisur fluiturimet që nga prilli 2017, Ryanair nga 31 tetori 2023. Dhe me kompanitë e tjera ajrore në vështirësi – duke filluar nga ato lokale, si Albawings – dhe easyJet, fluksi i tyre është i destinuar të rritet.