LAJME

Në momentin që huliganët serbë poo d*gjnin flamurin e Shqipërisë, Xhaka bën gjestin e jashtëzakonshëm (VIDEO)

Granit Xhaka ishte sërish përballë serbëve, në përballjen mes Zvicrës dhe Serbisë që u zhvilluan në Ligën e Kombeve.

Ndeshja përfundoi 1-1, por që lojtarët serbë si në herët e kaluara, edhe mbrëmë e kishin cak mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane.

Xhaka ka qenë makthi më i keq i Serbisë në arenën ndërkombëtare, duke i mposhtur si në Kampionatin Evropian ashtu edhe në Botëror.

Me huliganët serbë që dogjën flamurin shqiptar, Granit përballej me lojtarët në fushë, ku mes dhjetëra prej tyre doli i vetëm.

Pamjet tregojnë më se miri se lojtari shqiptar urrehet shumë nga lojtarët dhe huliganët serbë. SHIH VIDEON https://rumble.com/v5pzn48-no-meeting-between-switzerland-and-serbia-can-pass-without-granit-xhaka-bei.html

Por, Xhaka nuk ra në asnjërin provokim dhe pas ndeshjes deklaroi se Zvicra do të duhej ta fitonte ndeshjen me së paku tri gola.