LAJME

Nëse u del shpesh gjumi natën ky është çaji që duhet të pini sipas mjekut

Në vijim të bisedës mbi stresin dhe ankthin në një emision televiziv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal dhe në problemin e pagjumësisë.

Ju del gjumi natën, keni vështirësi dhe pagjumësi, apo nuk bëni një gjumë të qetë?

Zgjidhja është shumë e thjeshtë, shprehet Merja, natyra na ka falur bimë të mrekullueshme.

“Le të themi një çaj të një bime që vërtetë sikur të rrëmben në botën e saj dhe të thotë futu nëpër labirintet e mia se do të flesh i qetë, është çaji i livandos.

Ky çaj bën një çlodhje, një rifreksim të trurit që në ditën e nesërme të jetë aktiv dhe jo i mbingarkuar nga lodhja.

Gjithashtu bari i bletës është një tjetër qetësues nervor, bën që sistemi nervor të amortizojë goditjet që merr nga stresi i ditës dhe ndihmon drejtpërsëdrejti duke përmirësuar funksionin e mëlçisë, ndihmon në largimin e toksinave dhe gazrave nga zorrët, normalizon tretjen dhe jashtëqitjen dhe ushqen shumë mirë sistemin tonë nervor qëndror” thekson Merja.

Një tjetër qetësues dhe ilaç natyral për gjumin i përdorur për shekuj me rradhë është kamomili.

Gjithashtu bliri i kuq i shoqëruar me valerjanën kur duam të bëjmë një gjumë të qetë.

Valerjana përmirëson cilësinë e gjumit në mënyrë të pabesueshme, bëjmë një gjumë të thellë dhe shumë të qetë.

“Në trupin tonë veprojnë hormone të cilat na bëjnë që ne të reagojmë në një shkallë më sipërore ose më të ulët karshi ngacmuesve të jashtëm.

Kemi dy lloje hormonesh, njëra është serotonina dhe tjetra është melatonina.