Spartak Ngjela shpjegon pse Naim Murseli ‘vrau’ gruan e tij

Posted by

Avokati Spartak Ngjela, ka qenë i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka folur për dëshmitë e dhëna nga të dyshuarit për vrasjen e Liridonës.

Duke u bazuar në dëshminë e Naimit, ku Liridona mund ta ketë tradhtuar në Suedi, Ngjela shprehet se arsyeja e këtij krimi është xhelozia, e cila të çon në një psikikë të sëmurë.

Spartak Ngjela: Ne do themi me një fjalë cila është arsyeja, xhelozia, por di të them që bukuria e gruas të çon në xhelozi të një psikike të sëmurë.

Pse këto ngjarje marrin interesin në publik?

Spartak Ngjela: Ke parë ndonjë roman të nivelit të lartë që nuk ka vrasje brenda? Ke parë ndonjë film që s’ka vrasje brenda? Kjo është situata. Vrasjen e ndjekin të gjithë. Kjo është psikika jonë, duam të analizojmë një vrasje, por kemi dhe një aspekt tjetër, artin pa të cilin vdes, pa intrigën vdes.

Cilat janë veprat më të bukura? Tragjeditë e Shekspirit sepse kanë vrasje jo komune, vrasje të larta. Krimi është i ashpër në vendet kur nuk luftohet. Në 97 vendi humbi ekuilibri shtetëror. Ishim në luftën e të gjithëve kundër të gjithëve. Ashtu ishim ne derisa u vendos rendi, rendin e prish psikika njerëzore me vrasjen.