Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Tuzit, ka bërë të ditur Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.
“Më datë 27 janar 2024, në orën 19:54, sektori i sizmologjisë i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë regjistroi një tërmet të lehtë me epiqendër 5 km në perëndim të Podhumit (Mali i Zi). Forca e këtij tërmeti në hipoqendër (fokus) ishte 3.2 njësi të shkallës Rihter, që i përgjigjet një intensiteti epiqendror të shkallës IV të shkallës Mercalli (MCS).Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësinë 24 km Bazuar në modelin numerik të intensitetit ndryshon me distancën në këtë rajon, magnituda e tërmetit dhe thellësia e hipoqendrës, ky tërmet nuk ka qenë mund të shkaktojë dëme materiale në zonën epiqendrore”, thuhet në njoftim.