Vjen paralajmerimi! Reshje të mëdha në vendet e Ballkanit ditët që vijnë, ja shtetet që preken
Një masë e fuqishme ajrore ciklonike po vjen në drejtim të Ballkanit dhe sot po kushtëzon reshje të dendura shiu në shumë pjesë të veriut të Italisë dhe Slloveni.
Vranësira të dendura me rrebeshe të dendura shiu pritet të përfshijnë shumë shpejt Slloveninë, pastaj edhe pjesë të Kroacisë, ndërkohë që cikloni fuqizohet në Mesdhe reshjet do të zgjasin në Slloveni dhe Kroaci dhe pastaj do të zgjerohen në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Përderisa reshje e dendura në Slloveni dhe Kroaci fillojnë sot, në Shqipëri ato fillojnë të Enjten dhe fuqizohen të Premten. Në Kosovë reshjet fillojnë sporadike të Enjten dhe po ashtu fuqizohen të Premten.
Nga këto reshje mund të ketë edhe përmbytje sidomos në zonat dhe vendet të cilat i përmendëm më lartë, ndërkohë që reshje të dendura do të përfshijnë edhe Republikën e Kosovës ditën e Premte, por të cilat nuk do të duhet të zgjasin shumë për të shkaktuar probleme të mëdha, megjithatë ndryshime në parashikim mund të ndodhin. Reshje intensive priten në pjesë të Dukagjinit.
Reshjet më të fuqishme priten në jug të Malit të Zi dhe veri të Shqipërisë. Më së pakti reshje priten në juglindje të Shqipërisë dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut, por siç theksuam edhe më lartë ndryshime në parashikim ende mund të ketë. Çdo lëvizje edhe më e vogël e qendrës ciklonike mund të ndryshojë trajektoren dhe distribuimin e saktë të reshjeve.
deri të premten shfrytëzoni motin pa reshje (në disa pjesë të Shqipërisë reshjet fillojnë të Enjten, madje edhe në Kosovë mund të ketë reshje sporadike). Të Premten reshje të dendura në gati tërë rajonin të cilat në Rrafshin e Kosovës vijnë pasdite eventualisht në mbrëmje.
Sasia dhe lokacioni i saktë i reshjeve ende mund të ndryshojë dhe për çdo ndryshim do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan