LAJME

I nxehti afrikan, vjen lajmi që askush nuk e dëshiron

Vala e të nxehtit afrikan do të jetë prezente edhe në fillim të kësaj jave, ku në Berat dhe Shkodër do të regjistrohen temperatura deri në 42°C.

“Maksimumet në rang territori, regjistrohen shumë pranë vlerave 42°C, si në qarqet e Beratit dhe të Shkodrës. Po ashtu temperatura të larta do të kemi e në Tiranë, maksimumi në vlerën 41°C, po ashtu edhe në qarkun e Elbasanit dhe Gjirokastrës do të kemi temperatura 40, apo mbi 41°C”. Edhe në zonat malore ka një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që në qarkun e Kukësit, temperaturat të regjistrohen edhe në vlerën 38°C. Ndërsa zona më e freskët pritet të jetë juglindja, me maksimumet 35°C apo 36°C”, u shpreh Hakil Osmani, sinoptikan i “MeteoAlb”.

Megjithatë, kjo valë e të nxehtit përvelues pritet të zbehet pas së mërkurës, pasi do të ketë rënie të vlerave minimale dhe maksimale të temperaturave në të gjithë vendin.