Një veturë ka rënë mbrëmë në lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj, Maqedoni e Veriut. Si pasojë, tri gra nga familja Asllani kanë humbur jetën, ndërsa një fëmijë 5-vjeçar është shpëtuar nga kalimtarët e rastit. Ende nuk dihet fati i një personi tjetër që ndodhej në veturë.

