Janë publikuar pamjet e para nga momenti i paraqitjes dhe dorëzimit të ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, në vendkalimin kufitar Bllacë.
Pamjet, të publikuara nga disa portale maqedonase tregojnë momentin kur Grubi paraqitet në hyrje të Republika e Maqedonisë së Veriut dhe më pas shoqërohet nga zyrtarët policorë, pas aktivizimit të masës “Arresto”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai është privuar nga liria në orën 06:10 dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme. Grubi po përballet me akuza që lidhen me rastin e Lotarisë Shtetërore.
Autoritetet pritet të japin detaje shtesë lidhur me hapat e mëtejshëm proceduralë.(INA)


