LAJME

Gjenerali turk flet për ndërhyrje ndaj Greqisë

Ka dalë në pension, por gjenerali turk Deniz Kutluk zë faqet e gazetave greke pas deklaratave të tij. Kutluk i kërkon qeverisë së Erdogan të lëshojë një “ultimatum” për Greqinë që të tërhiqet menjëherë nga ishujt e Egjeut. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ai kërkon ndërhyrje ushtarake.

“Admirali në pension Deniz Kutluk po i kërkon qeverisë Erdogan të lëshojë një “ultimatum” për Greqinë për çarmatimin e menjëhershëm të 16 ishujve të Egjeut, duke kërcënuar me ndërhyrje ushtarake dhe okupim”, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.Admirali thotë madje se Turqia duhet t’i japë vetëm 48 orë kohë Greqisë për të tërhequr ushtrinë.

“Turqia duhet të deklarojë se ne nuk e njohim sovranitetin mbi këto 16 ishuj. Turqia duhet të thotë se “Greqia brenda 48 orësh dhe nën vëzhgimin nga ndërkombëtarët do të sigurojë çarmatimin e këtyre ishujve ose përndryshe këto ishuj janë tonat. Ne e kemi këtë fuqi ”, citojnë mediat greke duke e quajtur, provokim. “Nëse mendojmë për afërsinë e këtyre ishujve me Turqinë, nëse Turqia dëshiron t’i marrë, i merr ato. Ajo që po bën Greqia është një shkelje e ligjit ndërkombëtar. “Dhe kjo është diçka që Turqia duhet ta bëjë të dëgjohet.

Nga ana tjetër, Franca është e angazhuar në dërgimin e avionëve luftarakë atje dhe ngritjen e një baze ajrore në Qipro. Këto janë manovra gjeopolitike. Nga njëra anë, ata duan të shesin armë dhe anije në Greqi. Këto hapa duhet të ndalen nga organet ndërkombëtare sepse ato janë shkelje e ligjit. Por nuk besoj se Franca dhe Turqia do të përplasen”,- ka deklaruar ai.

LEAVE A RESPONSE