Kryeministri Avdullah Hoti, para fillimit të takimit me palën serbe në Uashington, tha se me ‘Serbinë diskutohet vetëm për njohje’. Ai tha se sot mund të arrihet një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Serbinë, shkruan Periskopi.
“Asnjë diskutim tjetër nuk bëhët me Serbinë përvec se për njohje dhe unë besoj se marrëveshja që sot që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik, është një hap më afër normalizimit të marrëdhënieve që është njohja”, tha Hoti./Periskopi/