LAJME

Haradinaj takon Ulrika Richardson: Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë biseduar për sfidat që po kalon Kosova.

“Takova sot znj. Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë. Biseduam për sfidat që po kalon vendi ynë dhe i shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj dhe ekipit kosovar të OKB-së. Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB që të zërë vendin e saj të barabartë me shtetet e tjera”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE