Berisha: Kam qejf me pa Albinin qysh ka me i ra fukarallëkut shkelm, mendoni që ka me shpërnda banesa
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha është skeptik me qeverisjen e ardhshme të Albin Kurtit, për çka e krahason me udhëheqës komunistë, transmeton Periskopi.
Berisha ka thënë se Albin Kurtin me e lënë një vit me punu, rrëzohet vetë.
“Tamam puna Albini me thanë ‘unë jam Jugosllavia, unë jam komunist’. Me bë fëmijë në Jugosllavi i kanë shpërbly. Populli po mendon që ky ka me shpërnda banesa. Unë nuk besoj në këso”, tha Berisha në Pressing.
Tutje ia ka përmendur edhe shamijat e kuqe.
Kurti s po do me e marrë Qeverinë. Spo dojnë me hy në punë por deri në një moment më të mirë kur Kosova të ketë sukses, të hiqet pandemia dhe të ketë sukses shoku Albin. Le të hyn dhe le të na dëshmon me punë. Kam qejf me pa qysh ka me i ra fukarallëkut shkelëm. Po e presim tash cka po bën’’.
‘’Isa Mustafa e gjuti librezën e kuqe, e tash Kurti na vjen me libreza të reja./PERISKOPI/