LAJME

Jashari: Rinumërimi i votave, i domosdoshëm!

Njohësi i çështjeve politike Shemsi Jashari, thotë se LVV-ja duhet të pajtohet me rinumrimin total të votave.

Jashari thekson se kjo duhet të bëhet, pasi ky subjekt politik ka fituar zgjedhjet dhe mbështetjen e madhe popullore mbi kauzën se do të luftojë korrupsionin dhe krimin.

“Nëse LVV-ja nuk ka manipuluar me vota, nuk ka pse i frigohet procesit të rinumrimit. Sidomos kur po flasim për parregullsi brenda listave dhe jo mes partive politike çka nuk e ndryshon fituesin e zgjedhjeve” shkruan Jashari në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Rinumrimi i domosdoshëm

Kauza kryesore me të cilën LVV-ja, ka fituar mbështetje popullore duke fituar bindëshëm në zgjedhje është se do ti luftoj parregullsitë, korrupsionin dhe krimin. Krim më të madh se sa deformimi i vullnetit qytetarë duke vjedhur voten nuk ka.

Prandaj LVV-ja, duhet të kërkoj ose se paku të pajtohet se, duhet të rinumrohen të gjitha votat dhe të del në shesh se kush është hajni dhe manipuluesi i votave dhe të njejtit të ndiqen penalisht por edhe të ndëshkohen në të ardhmën nga votuesi.
Besimi në procesin zgjedhor do ti shtonte konkurrencën kualitative në zgjehdjet e ardhshme sepse, shumë intetlektual nuk i hyjnë garës zgjehdore pikërisht nga frika se, kush bëhët deputet vendos QNR e jo votuesi!!

Nëse LVV-ja nuk ka manipuluar me vota, nuk ka pse i frigohet procesit të rinumrimit. Sidomos kur po flasim për parregullsi brenda listave dhe jo mes partive politike çka nuk e ndryshon fituesin e zgjedhjeve.

LEAVE A RESPONSE