LAJME

Largimi i Berishës, flet për herë të parë Dashamir Shehi dhe i mbyll gojën të gjithëve

Dashamir Shehi nund të ketë reaguar me vonesë por ama deklarata e tij mbi largimin e Sali Berishës i ka bërë përshtypje të gjithëve.

Kreu i lëvizjes për Zhvillm Kombëtar ka beson se largimi i Berishës është bërë në mënyrë të gabuar.

Ai shtoi se ish-liderit politik duket t’i ishte lënë mundësia të largohej tamam si një lider ashtu siç e meritonte.

“Berishës, qofshin ato që i kanë pru letrën qoftë Basha vetë, duhet t’i lenin një shteg të largohej si kalorës. Ka qenë dy herë Kryeministër i Shqipërisë, ka qenë dy herë president. Në një farë mënyre Shqipërisë i kanë rënë puplat nga kjo punë. Ne po bëhemi vendi që arreston shefat.
Atje në Kosovë marrin ca, këtu po marrin ca të tjerë. Isha për t’i lënë një shteg. Edhe gjeneralin që humb luftën, e nderon pala tjetër. As Basha as aleatët nuk qenë në gjendje.
Nuk mendoj se Berisha mund të kthehet se kjo do ishte grotesk politik, por mund të shërbejë si një lloj katalizatori që gjërat që nuk janë thënë, të thuhen,”- u shpreh Shehi.