Një tërmet me magnitudë 6,0 goditi ishullin grek të Kretës, në orën 09:17 të mëngjesit (me orën lokale) sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).
Mediat greke raportojnë se tërmeti që ka tronditur zonën ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që raportohen edhe të lënduar.
Mediat greke kanë publikuar pamje nga momenti i lëkundjes së fuqishme, kur një automjet shkundet nga vendi për disa sekonda.