LAJME

Syla: Është e pandershme që LDK të kërkojë mbështetje në Prishtinë, e të mos bëj koalicion me PDK’në në Prizren

Syla: Është e pandershme që LDK të kërkojë mbështetje në Prishtinë, e të mos bëj koalicion me PDK’në në Prizren

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka komentuar situatën aktuale të balotazhit në Prishtinë dhe Prizren, si dhe pozicionimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në këto dy qytete, shkruan Gazeta Metro.

Dje LDK në Prizren ka dalë me vendim zyrtar se nuk do të përkrahë asnjë kandidat në Prizren në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Lidhur me këtë situatë, ka komentuar Valon Syla me anë të një postimi në Facebook, i cili ka thënë se nëse LDK me Anton Çunin, Vjosa Osmanin, Driton Selmanajn dhe shefin e ri Lumir Abdixhikun, mendon se është e pandershme me lypë koalicion me PDK’në në Prizren, por njëkohësisht kërkon mbështetje në Prishtinë është e pa ndershme edhe e pa sinqerte.“LDK nëse me Anton Çunin, Vjosa Osmanin, Driton Selmanajn dhe shefin e ri Lumir Abdixhikun, mendon se është e pandershme me lypë koalicion me PDK’në në Prizren, por njëkohësisht kërkon mbështetje në Prishtinë është e pa ndershme edhe e pa sinqertë nga opozita. Mentaliteti VLAN ende gjallë. PAN’in po dojnë me çu prej vorri. Në këtë formë LDK është mirë me dalë krejt në Vetëvendosje qysh kanë dalë me 14 shkurt… hupne Prizrenin, hupne Prishtinën. Mos u ankoni pastaj”, ka shkruar ai.